SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetAnalizeShkrime

Nga Fitim Zekthi/ Emërimi i Gramoz Rucit kryetar parlamenti është kulmim i kësaj përpjekjeje 27 vjecare të të majtës

Qeveria dhe kryetari i parlamentit qe paraqiti Rama percjellin domethenien me perverse te ketyre 27 viteve pluralizem: perpjekjen e vazhdueshme per te mos reflektuar nga krimet e komunizmit, kembenguljen per te ruajtur pushtetin e marre me dhune ne vitin 1944, zhdukjen nga memoria kombetare te shkaterrimit te jetes, prones, besimit dhe idese se kombit nga nje regjim genocidal dhe ngjizjen perkundruall ketij shkaterrimi te idese se komunizmi pati teprime por pati te mira, se ashtu ishte koha, se nuk mund te shohim akoma biografite. Kjo perpjekje ia ka dale gjeresisht te fitoje betejen kulturore perderisa media dhe bota universitare asnjehere nuk ka ngulmuar per nje proces reflektimi dhe lustracioni por perkundrazi ne menyre te ndyre ka vepruar si nje zgjatim pa moral i perpjekjes se te majtes ish komuniste te legjitimoje ate qe ajo ka bere. Emerimi i Gramoz Rucit kryetar parlamenti eshte kulmim i kesaj perpjekjeje 27 vjecare te te majtes e cila nga emerimi kryetar i Gjykates Kushtetuese te Fehmi Abdiut ne vitin 1998, nga emerimi drejtues te policise ne 1997 te shefave te degeve te brendshme nga emerimi shef i Shabit te ushtrise te Aleks Andonit ne 1997 mberriti ne emerimin e Ditmir Bushatit (djali i Sulejman Bushatit ish sekretar i pare dhe kryetar i komisionit te debim internimeve) minister i jashtem, emerimit te Sonila Qatos (vajza e Llambi Gegpriftit), ministre per sipermarrjen per ti vene kapakun me emerimin e Rucit minister i brendshem i regjimit komunist. Vete Ruci qe prej 1997 nuk ka dashur te marre detyra shteterore te larta ndjhehej ky ngerc edhe nga vete ai. Tashme duket se eshte legjitimuar gjithcka, aq sa nuk duket se mund te mendohet se ky vend perjetuar nje regjim kriminal totalitar komunist per 45 vite perkundrazi kemi qene drejtuar nga nje regjim qe punoi shume, transformoi vendin, thau kenetat, vendosi rend, elektrifikoi Shqiperine, zhduku analfebetizmin. Renkimet e te burgosurve, vajet e nenave te te zhdukurve, dhimbjet e foshnjave, krismat e pushkatimeve, mbytjet ne lluce nga shkelmi i ushtareve apo oficereve, kampet e perqendrimit nuk ka pse te jene ceshtje per te gjykuar apo menduar. Opinioni dhe shtypi sot e analizon qeverine duke pare se sa u shkurtua, sa ka integrim brezash apo nderthurje gjeneratash, sa ajo mund te reformoje administraten etj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?