SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Luan Rama/ Shprehja më adekuate abuzive e Rilindjes

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama në një dalje publike nga selia e partisë së tij ka denoncuar sot ngjarjen që ndodhi tek gazeta ‘Koha Jonë’. Ditën e somte punonjës të policisë shkuan në zyrën ku ndodhet gazeta me pretendimin se këtu ishin vendisur disa shkallë emergjence pa lejen përkatëse.

Rama në daljen e tij publike e dënoi këtë ngjarje duke i dalë në mbrojtje Nikoll Lesit. Përpos kësaj, Rama iu përgjigj përciptazi edhe pyetjes për qeverinë e re të Kryeministrit Rama. Ai u shpreh se për këtë çështje LSI do të jenë së shpejti në parlament përballë qeverisë. Ai komentoi kabinetin e ri duke thënë se ky kabinnet është shprehja më adekuate e Rilindjes në aspektin abuziv.

Për qeverinë dhe strukturën e saj do të jemi së shpejti në parlament dhe atje do të mbajmë qëndrim tonë përballë qeverisë. Nuk përbën asnjë surprizë asgjë që ka ndodhur sepse është shprehja më adekuate e Rilindjes në aspektin më abuziv. Ashtu siç u pa në rastin më të fundit ndaj gazetës “Koha Jonë”.” – u shpreh Luan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?