Aktualitet

Ervin Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit komandues të policisë së Sarandës

KAON

Pak ditë pas marrjes së detyrës, si Ministër i Brendshëm, Ervin Demo ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë në qarqe.

Në fokus të takimit, ka qenë ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Sarandë, ku u vra në mes të rrugës Artan Myrtaj.

Sipas News24, Demo ka qenë i ashpër me drejtuesit e policisë, ndërsa ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës. Po ashtu, raportohet se ai ka kërkuar që të krijohet një Task Forcë në këtë qytet.

Sipas raportimeve, Demo ka deklaruar se kjo Task-Forcë do të përbëhet nga 10 persona, që do të jenë të stacionuar në Sarandë për hetimin e ngjarjeve kriminale atje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?