AktualitetArt

Nepal/ Prestuesit i vunë zjarrin shtëpisë, digjet e gjallë gruaja e ish-kryeministrit

KAON

Gruaja e ish-kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Kanala, ka humbur jetën tragjikisht pasi u dogj e gjallë kur shtëpia e saj u përfshi nga flakët gjatë protestave të dhunshme antiqeveritare që kanë tronditur vendin, raportojnë mediat rajonale.

Ndërtesa e parlamentit nepalez dhe shtëpitë e disa udhëheqësve politikë u shkrumbuan, ndërsa protestat e drejtuara kryesisht nga të rinjtë kanë përfshirë kryeqytetin, shkruan Newsweek. Shkak i trazirave u bë vendimi i qeverisë për të ndaluar rrjetet sociale, çka ndezi zemërimin popullor.

Presidenti i Nepalit, Ramchandra Paudel, pranoi sot dorëheqjen e kryeministrit KP Sharma Oli, i cili deklaroi se hapi i tij synonte “të hapte rrugën për një zgjidhje kushtetuese të krizës”. Ndërkohë, edhe tre ministra – ai i Furnizimit me Ujë, Pradeep Yadav, i Bujqësisë e Blegtorisë, Ram Nath Adhikari, dhe i Brendshëm, Ramesh Lehak – dhanë dorëheqjet e tyre.

Dhuna ka marrë përmasa alarmante. Tre oficerë policie në Koteshwor u vranë barbarisht nga protestuesit, edhe pse tashmë ishin dorëzuar dhe kishin hequr armët. Sipas dëshmitarëve, turma fillimisht i vuri flakën selisë së policisë dhe më pas i tërhoqi zvarrë oficerët në rrugë, ku ata u linçuan deri në vdekje.

Selia qendrore e policisë së Nepalit në Naxal e konfirmoi ngjarjen, duke e cilësuar atë si një “akt barbar” që dëshmon përkeqësimin dramatik të situatës së sigurisë në kryeqytet.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?