AktualitetBota

Filozofi Dugin reagon mbi protestat në Shqipëri: Popull trim

KAON

Një prej figurave më të njohura të nacionalizmit rus, filozofi Alexander Dugin, ka komentuar protestat e fundit në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjete sociale Dugin deklaroi se shqiptarët po zgjohen.

Në deklaratën e tij ai citoi se kombi u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli) duke e cilësuar kështu popullin shqiptar si njerëz interesantë dhe trima.

“Tani shqiptarët po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufi dhe mistik. Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Një popull shumë interesant dhe trim. Tani po zgjohen”- shprehet ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?