Pas 21 Janarit Rama e mori Metën në koalicion, ndërsa atë që akuzohej për urdhërimin e vrasjeve e bëri deputet
Shumë mesazhe vijnë në redaksinë tonë, ku qytetarët shprehin revoltën e tyre për sjelljen e qeverisë dhe kryeministrit. Një prej tyre rikthen në vëmendje një nga ngjarjet më të rënda të historisë politike shqiptare, 21 Janarin 2011, kur gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë u vranë katër protestues.
Sipas tij, pikërisht këtu qëndron një nga kontradiktat më të mëdha të politikës shqiptare, përgjegjësia e kërkuar për 21 Janarin dhe marrëveshjet politike që u bënë më pas, në emër të pushtetit.
Për qytetarin, shqetësimi është që përplasjet politike të mos kthehen në një përpjekje për ta vënë opinionin publik kundër studentëve, në vend që të dëgjohen kërkesat e tyre, sepse Rama është gati të kthejë, 21 janarin tani nga një pozicion tjetër.
© BalkanWeb
Total 0 Votes
0
0
