“Atdhe, më fal”-Poezi nga Irena Dragoti
Atdhe më fal!
Më fal Atdhe!
Të kam heshtur
e vargjet për ty, më kanë braktisur,
si shpirti, trupin kur vdes!
Si lutje në gjoks, kur lundroj me varkë të vogël
të frymoj aromën!
Je fuqi për të gjetur shpresë,
edhe në mungesë.
Kur humbas sytë, më kujton dritën!
Si falenderim më vjen nga ti
mëshira e harresës
Të qasem si pendim
që nuk shleu dot dashurinë…
Kudo që shkoj je gjurma ime
në formën e zemrës;
Diell pa hije të kam mbi krye.
Druaj të të humb , a të të lë vetëm
që nesër të mos zgjohem
duke urryer lirinë..
Përpëlitem në pragun e pranimit
kur zbulova guximin
e të qenit e dobët pa ty…
Atdheu im je dhuratë, që jetohesh.
Është errësirë tek unë Atdhe
të të flas gjatë…
“Natën e mirë!”
e më fal!
Total 0 Votes
0
0
