AktualitetPolitike

Ulsi Manja: Edhe 46 bashki janë shumë

KAON

Gjatë diskutimit të projektligjit për reformën administrativo-territoriale, deputeti socialist Ulsi Manja ka kundërshtuar propozimin e PD-së për ndarjen e vendit në 100 bashki.

 

 

Manja e cilësoi këtë propozim një “lojë kungulleshkash”, duke deklaruar se, sipas mendimit të tij, Shqipëria duhet të ketë edhe më pak se 46 bashki, aq sa parashikon nisma e socialistëve.

“Dikush tha pse 46 bashki e jo 100? Lojë kungulleshkash. Personalisht mendoj se 46 bashki janë shumë, por ky është mendimi im personal.

Ne duhet të kemi një numër më të vogël bashkish duke ruajtur standardin e bashkive minoritare që na bën krenarë si shtet.

Faza e dytë e reformës është t’ju ftoj të bashkoheni edhe ju këtë radhë, të shpëtoni atë që nuk e bëtë dot me komisionin e posaçëm që e latë në rrugë, latë qytetarët në fakt në rrugë”, tha Manja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?