Trump paralajmëron sulm ndaj objektit të fortifikuar bërthamor në Iran
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se forcat amerikane mund të ndërmarrin së shpejti një sulm ndaj një objekti të fortifikuar bërthamor në Iran, të cilit autoritetet amerikane i referohen me emrin e koduar “Axina Mountain”.
Sipas informacionit të publikuar, “Axina Mountain” është emri i koduar për një strukturë të fortifikuar bërthamore iraniane, e vendosur pranë kompleksit bërthamor të Natanzit. Objekti përfshin dy komplekse tunelesh të ndërtuara thellë nën tokë.

Trump ka lënë të hapur mundësinë e një goditjeje amerikane ndaj këtij objekti në një afat shumë të afërt, duke e cilësuar ndërkohë konfliktin me Iranin si diçka që, sipas tij, është e lehtë për t’u përballuar nga Shtetet e Bashkuara.
