Real Madridi vazhdon momentin pozitiv në La Liga, tjetër fitore bindëse.
Real Madridi vazhdon momentin pozitiv në La Liga, duke regjistruar një tjetër fitore bindëse. Skuadra madrilene triumfoi 3-0 në transfertë ndaj Racing Santander, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit, duke e zgjidhur takimin që në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, madrilenët administruan avantazhin, ndërsa një gol tjetër i Bellinghamit u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë sukses, Real Madridi regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në kampionat dhe Champions League, duke ruajtur vendin e tretë në renditje dhe duke iu përgjigjur fitoreve të Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Total 0 Votes
0
0
