Shqiptarët po largohen gjithnjë e më shumë drejt Italisë.
Shqiptarët po largohen gjithnjë e më shumë drejt Italisë. Gjatë vitit 2025, autoritetet italiane lëshuan 31.777 leje të para qëndrimi për shtetasit shqiptarë, kundrejt 24.430 në vitin 2024, një rritje prej 30,1% ose 7.347 leje më shumë brenda një viti. Shqipëria renditet kështu në vendin e katërt, pas Marokut, Bangladeshit dhe Egjiptit.
Shqetësues është fakti se 21.131 prej lejeve të reja u lëshuan për arsye familjare, duke treguar se emigracioni nuk kufizohet më te individët që kërkojnë punë, por përfshin zhvendosjen e familjeve të tëra. Ndërkohë, rreth 25.500 shqiptarë fituan shtetësinë italiane gjatë vitit 2025.
Në fund të vitit 2024, në Itali jetonin rregullisht 360.965 shtetas shqiptarë, ndërsa 42.076 prej tyre drejtonin ndërmarrje individuale, kryesisht në ndërtim.
Italia përfiton nga fuqia punëtore dhe sipërmarrja shqiptare, ndërsa Shqipëria humbet të rinj, punonjës dhe familje. Pas 36 vitesh demokraci, kjo valë largimesh është pasqyra e një vendi që ende nuk u ofron qytetarëve arsye bindëse për të qëndruar.
Total 0 Votes
0
0
