SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetIntervistaPolitike

Paloka: Basha është i marrë peng dhe vazhdojnë ta përdorin…

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë deputeti demokrat Edi Paloka. Ai ka komentuar situatën politike në vend, deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve në SHBA dhe qëndrimet e opozitës.

Edi Paloka: Këta e kanë marrë peng Bashën dhe vazhdojnë e përdorin. Dihet edhe çështja ku e kanë marrë peng. Se nuk ka rëndësi nëse janë para ruse apo para kineze ato, ato me të cilat mbahet peng Basha. Rëndësi ka që aty ka një çështje penale për pastrim parash, sepse janë 700 mijë dollarë të padeklaruara dhe këtu e mbajnë varur Bashën, përfundon në burg nëse ajo çështje shkon në fund. Të paktën 10 vite burg. Ky zotëria zgjodhi interesin e tij përballë gjithë atyre që ishin sakrifikuar për 8 vite ma radhë.

Ky zotëria u përpoq ca kohë të imitonte Berishën nuk ja doli dot dhe tani ka kohë që imiton Ramën. Dhe po t’ia shohësh edhe lëvizjet, detajet, qoftë edhe shprehjet, ai bën pikërisht atë që ka në ndërgjegjen e tij dhe akuzon të tjerët. Këtë stil ka edhe Rama….

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?