SPRINT NEWS ALBANIA

Poezi

“Paska qënë e thënë të jetë kështu”-Poezi nga Ida Mengjesi

BRISHTESISHT…
gjithmonë aty
duke pritur zogjtë
me ‘veroret e brishta në sqep’
me duart e zgjatura
si degë të holla qershish…
është gati pranverë
me një ditë vonesë…
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe spital
NE MUNGESE
te ores se dores apo asaj te murit
ndodh kthejme veten permbys
si sahati i reres te masim kohen e mbetur
cfare ishte eshte perseri aty
bien kokeposhte nga qielli i memorjes
kujtime te therrmuara qe perplasen papushim
pas mureve te qelqta te zemres
pa mundur qe te shnderrohen ne statuja
perplasen me njera tjetren dashuri dhe harresa
me nje jehone te mbytur brenda
eneve te gjakut
ku nje pike lot e rene kushedi qe kur
vazhdon te kerkoje fundin e shpirtit
te qeshura te forta thyejne heshtjet montotone
diteve gri kur nuk ndodh asgje
asgje nuk humbet cfare kalon nga syri
njeriu eshte nje sahat prej rere
qe rri rri e trazon kohen e vet te humbur
me duart qe s’rrine dot pa levizur…
May be an image of cloche
MOTIV
Na janë mbaruar fjalët
na janë mbaruar heshtjet
vjen një kohë që mësojmë
t’i duam me mend ato
që ndjejmë me zemër
dhe bëjmë paqe me veten…
për luftërat e humbura
ndonjë që e deshëm pak më shumë
nga ç’duhet
dhe çfarë s’arritëm ta donim
se ndoshta qe koha e gabuar
edhe pse vendi i duhur
sikur perëndimet të na gjenin buzë detit
ne me siguri do ëndërronim të qemë
diku tjetër
natë e zakonshme veshur me muzg
me një hënë të plotë në thile të xhaketës
me pak Bach që s’dihet ku luhet nga kush
me pak aromë asfalti të lagur
nën hapa
me një buzëqeshje që i rri pezull sipër kokës
pa shkak
si në një skenë filmi të lënë përgjysëm
për t’u xhiruar ndoshta një tjetër natë
kur gjërat të marrin atë formën e plotë
e të përkryer,
siç është e pamundur të ndodhi në jetë
prandaj…
na duhet gjithnjë
t’i gjejmë një kuptim të ri,
përrallës së vjetër
për ta luajtur nga e para…
Mund të jetë një imazh i Sheshi Spanja dhe Pantenoni
Paska qene e thene te jete keshtu…
nga hici te ngrihen flake
e te djegin lekuren e zhuritur
te botes se etur per diell,
per duar qe presin hapur,
lajme te mira…
per zogj nisur nga kushedi sa larg
qe kapercejne oqeane ne duar te ererave
per fijet e barit te buisin
si nje e qeshur qe toka mezi e mban
nen hapa
paska qene e thene te jete keshtu
pra
te pertypesh ne maje te gjuhes
deshirat
si nje zemer
qe e le te ike dhe e ke akoma ne gjoks
sa te vije pranvera…
dhe t’a duash gjithcka si diten e pare!
Mund të jetë art në lidhje me: horizont dhe muzg
Total 7 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?