Rama inspekton Elbasan-Qafë Thanë: Ka përfunduar 42% e punimeve.

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII.



Rama shkruan se së bashku me aksin Durrës-Prishtinë-Nish do t’i japë Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave.Ai deklaron se në total ka përfunduar 42% e punimeve

“Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, që falë Samitit të BE në Tiranë hyri më në fund në korridoret europiane pas vitesh të tëra “luftë” dhe së bashku me aksin Durrës – Prishtinë – Nish do t’i japë përfundimisht Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave💪🦅
Po punohet sipas grafikut të përcaktuar për këtë lot të rëndësishëm, i cili është në fazën e përgatitjes për hedhjen e shtresave asfaltike 🚧🛣️
Deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve🇦🇱🤝🇪🇺”, shprehet Rama

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?