SPRINT NEWS ALBANIA

Shendet

Tre ushqimet që shkaktojnë celulit

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.

Celuliti tanimë është kryefjala e shumë trajtimeve estetike të stinës së verës, ndonëse beteja e vërtetë me këtë problem duhet kryer në tryezë.

Mbipesha është një faktor kontribues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë që njerëzit që kanë celulit janë domosdoshmërisht mbi peshë.

Inflamacioni është një problem që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen e të përthithin lëngje dhe toksina.

 

 

Një gjë e tillë përkeqëson qarkullimin ndërkohë që toksinat shpërbëjnë kolagjenin dhe elastinën që mundësojnë tonifikimin dhe butësinë e lëkurës.

Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe celulit.

Në këtë kategori futen produktet si ëmbëlsirat, drithërat, pijet e gazuara, buka dhe makaronat.

Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit.

Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripë.

Këtu përfshihen: patatinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produktet e përpunuara të mishit e të tjerë.

Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore.

Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës.

Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumin e kripës dhe mos ta teprojmë me të.

Të dhënat sqarojnë se përveç ushqyerjes, celuliti mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë.

Ai përkeqësohet me kalimin e moshës dhe ndikohet shumë nga hormonet. Celuliti shfaqet më shumë gjatë pubertetit, shtatzanisë dhe pas menopauzës.

Në shumë raste, celuliti është i shkruar në gene dhe në raste të tjera shkaktohet nga mungesa e aktivitetit fizik.

Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji.

Aleati më i madh i juaj kundër celulitit është uji sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup.

Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë, rreth 2 litra ujë në ditë.

Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrirjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar ujë më limon.

Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjës apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuar në pak kohë provoni edhe çajrat.

Në veçanti çaji jeshil ndihmon në eliminimin e celulitit nga trupi.

Çfarë të hani për të zhdukur celulitin? Ja një listë ushqimesh e vitaminash të cilat do të kujdesen për trupin tuaj.

Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi.

Agrumet dhe vitamina C ju ndihmon në tretjen e shpejtë dhe stimulon shkrirjen e dhjamit.

Konsumoni shumë mollë bashkë me lëkurën, pasi ndihmon në elemenimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve.

Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eleminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?