Poezi

“NË NJË RRUGË ME DIELLIN”-Poezi nga Skënder Rusi

KAON
ATALITET
Çështë për tu bërë
do të bëhet!
Çështë për të ardhur
do të vijë!
Lumenjtë do të vdesin
nëpër dete,
Detet në qiell
do të mbërrijnë!
Çështë, për të dhënë
do të jepet!
Çështë për të marrë
do ta kem!
Çështë për të gjetur
do të gjendet,
Vetëm Perëndi
unë s’mund të jem!
Çështë për tu përmbysur
do të përmbyset,
Do të vdesë
ç’është për të vdekur!
Dita që ka lindur
do të ngryset,
Do më marrë dhe mua
për të fjetur!
NË NJË RRUGË ME DIELLIN
Të mbolla në shpirt sikur të ishe pemë,
Roja jote jam gjersa të rritesh,
Nëse pritet te kjo pemë qoftë edhe një degë,
Është njëlloj sikur njëri krah mua të më pritet!
Ajo degë mund të thyhet edhe nga era,
Po asnjë me erën nuk mund të matet
Do të thërras që të vijë vetë zemra,
Ku banojnë dashuria dhe mëkatet!
Jam në të njejtën rrugë me diellin
I flas erës,ajo nisi të fryjë,
I flas shiut e ai nisi të bjerë,
I f las natës e ajo bëhet ditë menjëherë
Të mbolla në shpirt sikur të ishe pemë,
Roja jote jam gjersa të rritesh,
Nëse pritet te kjo pemë qoftë edhe një degë,
Njëlloj është sikur krahu im të pritet!
Eh, ardhka nje moshe vertet!
ARDHKA NJË MOSHË
Ardhka një moshë, e dashur,
Kur dashuria e paska një kulm,
Tani ti s’je më e re,
Por ja që u dashke më shumë!
Çdo fije floku t’u thinj,
Je bërë e bardhë, dëborë,
Por dua prapë, si dikur,
T’i prish e t’i kreh ata flokë!
Ndonjë edhe mund të qeshë.
Ndonjërës mund t’i duket përrallë.
Por ja që ndodhka në jetë
Të luash dhe me flokët e bardhë!
Me dridhje edhe më të madhe,
Se ajo që ke ndier dikur…
Ardhka një moshë, e dashur,
Kur dashuria e paska një kulm!
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?