Historia tronditëse e një 34-vjeçareje nga Tirana u rrëfye në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News 24”. Pas denoncimit të prindërve të saj (i ati vrau fëmijën e vet 2-muajsh, sepse i ati i thoshte nënës së saj: s’e ke fëmijën me mua, por me vëllain tënd) për vrasje ajo bie pre e trafikimit. Teksa prostituohej, ngel shtatzënë dhe tutori e braktis duke e hedhur në një kazan plehrash.
Pas rehabilitimit në qendra të ndryshme ajo ka arritur të ndërtojë një jetë bashkë me të birin 5-vjeçar. 34-vjeçarja kërkon ndihmë të punësohet që të mos rikthehet në rrugë dhe të jetë në gjendje të kujdeset për të birin. Sot, gruaja jeton me qira dhe po përpiqet të rinisë një jetë normale. Ndiqni tregimin rrënqethës të kësaj nëne… videon e rrëfimit të dramës së 34-vjeçares.