Grabitet një pikë karburanti në Durrës

Aktualitet

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetit e Durrësit në orën 03:20, ndërsa nuk është bërë ende e ditur shuma e grabitur.

Nga policia bëhet me dije se grabitësit kanë kërcënuar rojen e bisnesit me një shkop bejzbolli, ndërsa që të dy grabitësit mbanin kapuçë në kokë.

Policia ka mbërritur në vend-ngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, dhe ndalimin e dy grabitësve.

Kjo nuk është hera e parë që një pikë karburanti bie pre e grabitësve.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?