SPRINT NEWS ALBANIA

Rajoni

Shqiptari godet dhe kafshon policin italian

Një shtetas shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi është përfshirë në një sherr me një person tjetër në lokal dhe më pas ka sulmuar edhe policët.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e një dite më parë në një klub “Evergreen” në rrugën Vasco de Gama.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte në klub ndërsa debaton me një person tjetër.

Polici është dërguar në spital në Civitanova ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore, ndërsa policia arriti që të arrestojë shqiptarin. Shqiptari është arrestuar për plagosje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe refuzim për të dhënë informacion mbi identitetin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?