Nga Beniamin Bakalli: Kush ishte Fejzi Alizoti

Shkrime

Fejzi Alizoti
Lindi ne Gjirokaster me 22 Shtator 1874
Lindi nga nje familje shume e fuqishme
Gjyshi i tij Alizot Pasha ka udhehequr ne kohen e perandorise Turke 1787 ne vilajetin e Janines
Ne moshen 8 vjecare shkon ne Yanine per studime dhe mbaron gjimnazin ne Yanine
1890 kthehet ne Gjirokaster,per te vazhduar studimet ne Stamboll ne Universitetin Mekteb-i Mülkiye dega Ekonomi dhe Drejtim i Administrates Publike
Mbasi dipllomohet dergohet ne Siri nga perandoria Turke
Mbas 3 vjetesh vendoset Prefekt i Homs ne Vilajetin e Tripolit
1906 i kerkoi Portes se Larte te punonte ne krahina Shqiptare ,ku e caktuan Prefekt i Korces
Mars 1910 eshte Prefekt ne Prizeni Kosove
Ne 1911 e shikojme Governator ne Al-Khums ne Libine Perendimore
Me fillimin e Luftes Italo Turke,arrestohet nga Italianet dhe internohet ne Itali
1912 e gjen ne Shqiperi ,ku se bashku me Abdyl Ypin,bashkepunon me kryengritesit e jugut per ndarjen e Shqiperise nga perandoria Otomane
Sekretar i pergjithshem i qeverise se Ismail Qemalit
Janar 22, 1914 – Mas 7, 1914 eshte Kryeminister ne Shqiperi nen kontrollin e misionit nderkombetar
Nen Princ Vidin eshte Minister i Brendshem
Kundershtar i Revulucionit Islamik ,dhe qeverise paralele te Durresit te drejtuar nga Esat Pashe Toptani
1918-1920 eshte Minister i Financave
Behet inisiator i Kongresit te Durresit dhe ka pikpamje shume te theksuara pro perendimore
Kundershton vendimet e kongresit te Lushnjes,dhe aratiset ne Korfuz
1924 ne Revolucionin e Fan Nolit ,eshte perkrahes i Zogut si Qeveri e zgjedhur nga populli
1927 eshte Minister i Financave
1928 Luajti nje rol madhor ne ndryshimin e statutit te shtetit Shqiptar ne Monarki ,dhe eshte Fejzi Alizoti qe propozon qe Mbreti Zog te mos quhet Mbreti i Shqiperise,por Mbreti i Shqiptareve
Prill 12, 1939 to 1940 Minister i Financave
1943 Minister i Shtetit ,me pergjegjesine e Kosoves ,Dibres e Struges
Arrestohet ne Prill ,1945 nga Qeveria Komuniste
Denohet me Vdekje
Pushkatohet me 14 Prill 1945
Me shume respekt per ket njeri largpames
qe jetoi ne kohen me ke keqe Shqiptare ,ku askush nuk mund ta dinte se cdo te ndollte ne ket vend.
Askush me shume se ai nuk beri ate qe Shqiperia qysh ne 1920 mund te kish marre drejtime Europiane
Nje njeri perparimtar ,qe mbi cdo gje vendosi Shqiperine .
Luftetar i Bashkimit te trojeve etnike Shqiptare

Fotografia e Gjenocidi Komunist Ne Shqiperi

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?