ShowStil/Jetë

Egla trondit me deklaratën: Saimir Kodra më ka ngacmuar se’ksualisht, reagon ky i fundit

Aktorja e njohur dhe aktualisht banore e shtëpisë së “Big Brother” ka bërë një deklaratë të fortë pak ditë më parë ku u shpreh se një personazh televiziv që del çdo mbrëmje në ekran e ka ngacmuar seksualisht. Egla iu referua prezantuesit Saimir Kodra, për një ngjarje të ndodhur disa vite më parë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe prezantueesi i emisionit investigativ “STOP”, Saimir Kodra, i cili deklaratën e Eglës e quajti një skenar të shëmtuar. Ai tha se nuk e ka takuar asnjëherë aktoren, Egla Ceno, ndërsa i shpreh se e ka paditur penalisht aktoren për këtë deklaratë.

“Keni vënë re se aty zihen për flokësh, zihen me nënë e me babë. Pse më përmend mua babën që është jashtë. Ndërkohë që unë nuk jam as nëna e as baba e asnjërit. Nuk dua t’i përgjigjem asaj se e vetmja përgjigje kësaj aktoreje të dobët, të një skenari po kaq të dobët të ndërtuar në atë format, do i përgjigjet ajo dhe unë në Gjykatë.

Nga sot kjo deklaratë e saj është në gjykatën Penale. Ajo, si e ka ajo, Ceno duhet të sjellë prova materiale që të vërtetojë që, këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune të ofruar”, tha Saimiri ndër të tjera.

“Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Unë po në piramidë në atë kohë, ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atjë dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë. Por duhet të them gjërat vijnë. Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot”- deklaroi Egla Ceno.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?