VIDEO/ Katër të rinj djegin dy makina në Korçë
Siç dallohet nga pamjet e siguruara për Top Channel nga gazetarja Dhorjela Çule, katër adoleshentët shihen duke i vënë flakën mjetit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa të rinjtë kanë djegur dy mjete në pronësi të dy personave të ndryshëm.
Autorët e dyshuar kanë rënë në pranga, ndërsa policia bën me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti që personat kanë pasur disa ditë më parë.
Më datë 19.03.2024, rreth orës 02:00, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G. C., dhe J. G., ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G.
Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel
