SPRINT NEWS ALBANIA

BotaShendet

Shkencëtarët thonë se gripi do shkaktojë një pandemi të re, OBSH në alarm nga H5N1

Një sondazh ndërkombëtar, që do të publikohet fundjavën e ardhshme, do të zbulojë se 57 për qind e epidemiologëve besojnë se lloji i virusit të gripit do të jetë shkaku i shpërthimit të ardhshëm global të sëmundjes infektive vdekjeprurëse, raporton “Guardian”.

“Gripi ndodh çdo dimër. Ne mund t’i përshkruajmë këto epidemi si pandemi të vogla. Ato janë pak a shumë të kontrolluara sepse shtamet e ndryshme që i shkaktojnë nuk janë mjaft virulente, por kjo nuk do të jetë domosdoshmërish rasti përgjithmonë”, paralajmëroi John Salmanton-Garcia, një shkencëtar nga Universiteti i Këlnit.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen alarmante të llojit H5N1 të gripit, i cili po shkakton miliona raste të gripit të shpendëve në mbarë botën, kujton “Guardian”.

Kjo epidemi ka nisur në vitin 2020 dhe ka çuar në ngordhjen ose vrasjen e dhjetëra milionë shpendëve, ka shkatërruar gjithashtu miliona shpendë të egër dhe së fundmi ky lloj është shfaqur edhe te gjitarët, të cilët mund të përbëjnë kërcënim për shëndetin e njeriut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?