Heroinë drejt Italisë, arrestohet 65-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Asjan Buçeza alias Hasan Buçeza, 65 vjeç është arrestuar ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2004-2005 trafikoi heroinë drejt Italisë.
Gjykata e Milanos e ka dënuar këtë shtetas, me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.
Nga viti 2004 deri në muajin prill 2005, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 19 kilogramë lëndë narkotike heroinë, drejt Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Total 0 Votes
0
0
