Në fytyrën e çdo polici bashkiak është fytyra e Erion Veliajt!

Shkrime

Nga Erges ESKIU

Jam shume i sinqerte dhe uroj, qe te gjithe socialistet ta marrin seriozisht kete qe po shkruaj.
Ne fytyren e çdo polici qe dhunon, qe grabit fruta-perimet e zonjave te moshuara te cilat te vetmin qellim kane te ushqehen me pune te ndershme dhe te jetojne me dinjitet, pa i lypur kujt, eshte fytyra e Erion Veliajt.
Erioni shpenzon dhjetra miliona euro çdo vit per marketingun e vete, qe ka punesuar 63-64 persona staf per propaganden, per t’u promovuar si lideri i ardhshem do te ishte personi me i interesuar per te ndalur dhe ndeshkuar dhunen e vartesve te vet ndaj qytetareve te bashkise qe drejton, por ne fakt ai e nxit vazhdimisht ate, qofte edhe me heshtjen e mosveprimin e tij, pasi atij nuk i dhimbsen qytetaret e Tiranes.
Ai e ka lidhur fatin e tij me Sorosin dhe me bisnesmenet e fuqishem dhe ndertuesit-pronar mediash (korruptoret e politikaneve ne Shqiperi) dhe ben çdo gje qe eshte ne interesin e ketyre te fundit, por jo te qytetareve te Tiranes.
Ai po jep modelin e njeriut qe shkel mbi cdo viktime per pushtetin e vet, daj kushdo qe do te bej pune te pista ne Shqiperi ka nje mercenar qe mund te mbeshtetet. Ai po jep modelin qe vret, dhunon e shkaterron gjithçka per pushtetin e vet. Midelin e te gatshmit te bej gjithçka per para e pushtet.
Po jep mesazhin mbi te gjitha tek mentori Soros se eshte fare pa skrupuj dhe se mund te bej me shume (me keq) se njeriu kryesor i Sorosit ne Shqiperi.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Pra, kur shikoni keta te paburre te dhunojne pleqte, nenat dhe femijet e ketij qyteti, te jeni te sigurt se eshte fytyra e Erion Veliajt e mbuluar me masken e secilit prej tyre.
Mos shani, mallkoni e shfryni mbi policet edhe ata kane faj padiskutim qe po, por eshte fytyra e Erionit, qe po ngre dore mbi qytetaret.
-E pate ate policin, qe rrezoi pertoke nje burre te moshuar dhe i flaku bastunin? I mbathi duke futur “bishtin nder shale” sapo zoteria u ngrit ne kembe dhe vrapoi si luan per t’iu kthyer me te njejten monedhe.
-Ne fakt ata nuk jane police, ata nuk meritojne titullin njeri, ata jane sherbetor te krimit, jane bandite.
Sjellja e tyre e perseritur, thuajse e perditshme behet e gjitha me urdherin e kryetarit te Bashkise Tirane!
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë
Atij qe shikon edhe lajmin me te parendesishem, qe fshin e bllokon komentuesit ne facebook se i prishin imazhin e paguar shtrenjte me parate qe na ka grabitur neve, qe zgjedh kendin e fotos per te fshehur pallatin ngjitur me Kullen e Sahatit, qe kercenon e pushon nga puna gazetaret pse bejne punen e tyre me devotshmeri, ai i shikon edhe dhunimet e punonjesve te vet, por i le te dhunojne sepse vetem ne kete menyre ai ploteson portretin e diktatorit te ardhshem.
Eshte detyre qytetare te ngrihemi te gjithe dhe te arrestojme gjithe banditet me uniforme policie, por mbi te gjitha eshte detyre qytetare te nxjerrim nga zyra Erion Veliajn dhe ta çojme para drejtesise, mbrapa hekurave, te provoje ai me ne fund ftohtesine e mureve te burgut. Vetmine ne lageshtine e kater mureve te ftohte dhe pafuqine per te hapur dyert e hekurit te kyçyra me druna te rende per te gezuar lirine.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?