SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

VIDEO/ Moment shokues: Dallga e fortë rrëmben të miturin nga porti

Sipas Daily Mail, ngjarja tronditëse ka ndodhur të enjten e kaluar, rreth orës 19:00, në portin e Ilfracombe në jug të qarkut Devon. Një grup prej 4 fëmijësh po luanin në skelë, kur papritur një nga dallgët e forta goditi vajzën e vogël, duke e tërhequr trupin e saj në det.



Teksa vajza përpiqej në mënyrë të dëshpëruar të kthehej me not në skelë, disa kalimtarë nxituan në ndihmë të saj. Për fat të mirë, ata ia dolën, duke i hedhur një jelek shpëtimi, e ku më pas mori ndihmën mjekësore.

Drejtuesja e limanit Georgina Carlo-Paat tha se incidenti i tmerrshëm ishte një kujtesë e rreziqeve të aktiviteteve të tilla si zhytja dhe loja në port.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?