AktualitetRajoni

Nuk ishte e virgjër/ Familja shqiptare torturon 23-vjeçaren një ditë pas dasmës, i futin gishtat në prizë

Një rast tronditës ka ndodhur pak ditë më parë në Fushë Kosovë, ku një vajzë 23-vjeçare ka përjetuar tmerr një ditë pas dasmës së saj.


Mëngjesin e parë si nuse në shtëpinë e re, ajo u përball me dhunë bruatale nga bashkëshorti, vjehrra, kunatat dhe kunati i saj për shkak se nuk ishte e virgjër.


Bazuar në dëshminë e saj, bashkëshorti dhe familja e tij e kanë akuzuar se nuk është e virgjër dhe vjehrra e saj e ka tërhequr për flokësh dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj. Dhunë ka ushtruar edhe kunati, i cili dyshohet se ka tentuar që t’ia fus gishtat në prizë elektrike në mënyrë që të binte në kontakt me korentin. Për këtë shkak ajo ka marrë lëndime serioze.

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici, ku kanë dhënë dëshmitë lidhur me rastin e që sipas tyre, ka qenë bashkëshorti i viktimës ai i cili i ka njoftuar se nusja e tij nuk është e virgjër dhe kjo nuk përputhet me traditat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?