SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

TIA njofton: Nga sot deri më 10 shtator, paraqituni tre orë para në Rinas për check-in


Sipas TIA-s, kjo masë synon të “përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët”. TIA ndër të tjera thotë se, është e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe komoditetin për të gjithë pasagjerët.

Njoftimi i TIA: 

Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator.
Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.
Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.
Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet. Faleminderit për bashkëpunimin dhe presim t’ju shërbejmë gjatë udhëtimit tuaj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?