AktualitetPolitike

Mbledhja e grupit të PD/ Aksioni në Kuvend vazhdon: Reforma duhet me konsensus

KAON

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që u mbajt sot para seancës plenare të ditës së nesërme.

Në këtë mbledhje u vendos për të vijuar me aksionin në Parlament duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe bllokimin e komisioneve.

Në mbyllje të mbledhje kreu i grupit, Gazment Bardhi u shpreh se do i qëndrohet deri ne fund kërkesës për të pasur një përfaqësim të drejtë dhe propocional të opozitës në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

“Vijimi i farsës duke përsëritur koorporatat e vitit 2020, në një reformë të njëanshme zgjedhore që është paralajmëruar për të premten është një tjetër fasadë e atyre që për 22 muaj bllokuan reformën zgjedhore duke i mundësuar Edi Ramës zgjedhjen e 14 majit, me të njëjta problematika që OSBE- ODIHR i ka certifikuar si dhunim flagrant i zgjedhjeve në Shqipëri dhe që deklarata i ripërsërit duke i sjellë në vëmendje.

Mos u tallnim me reformën zgjedhore po vendosni në axhendë atë që vërtetë është problematika kryesore e zgjedhjeve në Shqipëri. Deformimi nga ana e mazhdorancës, i vullnetit të qytetarëve të republikës së Shqipërisë”,-tha Gazment Bardhi. Duke theksuar se reformën zgjedhore e shikon si përgjegjësi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?