Axhami: Lavdi dëshmorëve të kombit tonë që komunizmi ju mori padrejtesisht jetën vetëm për bindjet e tyre politike si antikomunist e nacionalist.

Aktualitet Shkrime
NGA SHPETIM AXHAMI
KUR DIKTATURA KOMUNISTE PO INSTALOHEJ NE SHQIPERI ME TERROR DHE VRASJE. NËNTOR 1944.
Nga fjala e mbajtur në nderim të të vrarëve “Nderi i Kombit’ nga komunizmi në Tiranë, Nëntor 1944.
Të dashur miq e e familjarë pjesmarres në këtë aktivitet perkujtimor në nderim të atyre që me të padrejtë e pa gjyq, u vranë pabesisht me urdher kur regjimi diktatorial komunist po vendosej fatkeqesisht në Tiranë e Shqiperi.
Po kujtojme fisnikerisht me nder e respekt këta të vrarë vlera Intelektuale, nacionalist, akademik e ushtarak të lartë, 11 prej tyre oficerë të lartë të forcave te armatosura të Mbretërisë Shqiptare pjesmarres ne rezistencen e 7 Prllit të vitit 1939, ishin pronare e tregtare qe kishin ndihmuar me gjithçka luften, ishin pjese e kuadrove të lartë shkolluar ne perendim që kishin drejtuar shtetin shqiptar.
Këto vrasje, ky brutalitet e këto masakra, këto djegje e shkatërrime deri hedhje në erë me tritol siç ishte edhe rasti i Mazouleumit të Familjes Mbretërore me dt 17 Nentor 1944 kishin si qëllim mbjelljen e tmerrit e të frikës në popull e tek ata që nuk pajtoheshin kurre me idologjinë e komunizmit sllavo-rus.
Ky regjim i instaluar në ketë formë në vendin tonë bëri që për 46 vjet Shqipëria dhe shqiptarët të futen në terrin komunist rrethuar me tel me gjëmba e mbuluar me diktature, deri tek mospasje ekstreme e asnje lirie dhe e asgjeje nevoje jetike.
Sot, pas 32 vitesh pluralizëm del shumë për tu bërë e për tu shkëputur nga ajo e kaluar e zezë.
Sot del detyre primare e jona, kalitja dhe mbatja gjallë e KUJTESES per të kujtuar e nderuar ata qe regjimi komunist ju mori avenirin e jetës e për të nxjerre ne pah nëpërmjet këtyre krimeve atë që ky regjim beri mbi këtë popull.
Eshtë e pafalshme për shoqërine dhe shtetin tonë, dalë prej diktatures më të egër komuniste te Europes Lindore, qe akoma pas 32 vitesh pluralizem politik, krimet e komunizmit nuk jane denuar me ligj si dhe duhej. ranë edhe sot nuk kanë një varr të tyre.
Mosdënimi i krimeve të komunizmit dhe mosfunksionimi si duhet i shtetit të së drejtes kanë bërë që edhe sot falangat e komunizmit dhe ish sigurimit të shtetit, që mbajti në kembë ketë regjim, here pas here të ngrenë kokë dhe kerkojnë të minojnë këtë demokraci tonën të brishtë e nderkohë të drejtat e atyre që vuajtën drejtëpërdrejt prej tyre akoma të mbeten pa u zgjidhur.
Ne jemi të bindur se me punen dhe këmbënguljen tonë s’bashku, Liria dhe e drejta demokratike gjithmonë ka trumfuar e do të triumfoj mbi izolimin dhe diktaturën.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit tonë që komunizmi ju mori padrejtesisht jetën vetëm për bindjet e tyre politike si antikomunist e nacionalist.
Ju falenderuar të gjithëve.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?