SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Lojtari më i mirë i sezonit, Mbappe: Largohem me kokën lart

Kylian Mbappe u shpall si “Lojtari më i mirë i Sezonit” në Ligue 1 për të pestin vit radhazi. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë tashmë që ka njoftuar largimin nga PSG, Mbappe theksoi se hapi i radhës në karrierë për të do të jetë shumë emocionues. Sulmuesi, u shpreh se largohet nga Paris Saint-Germain me kokën lart, duke e ditur se është munduar në çdo moment që të nderojë skuadrën, por edhe kampionatin francez.

“Kapitulli i radhës për mua do të jetë shumë emocionues. Do të zbuloj gjëra të reja me siguri dhe kjo më lumturon pa masë. Është më e vështirë nga sa duket ky moment i lamtumirës. Po mbyllet një kapitull i jetës sime.

Më vjen mirë që jam mundur në çdo moment të nderoj dhe të jem një përfaqësues i denjë i Ligue 1. I falenderoj të gjithë njerëzit në klub, presidentin. Do të më mungojë skuadra, klubi. Por, largohem nga PSG me kokën lart.

Babai im kërkonte që të bëja histori në Ligue 1 para se të largohesha nga kampionati. Për mua ishte një udhëtim i gjatë në këtë kampionat dhe ndjehm i lumtur për gjithçka”, u shpreh Mbappe./

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?