SPRINT NEWS ALBANIA

ShowStil/Jetë

Edi Rama: “Unë, Veliaj dhe Noizy jena mbretër”

Ashtu si dhe ishte paralajmëruar nga vetë Noizy ditë më parë,  “Alpha Show 2” ngriti në “kembë” Tiranën. Në sheshin “Nënë Tereza” mbrëmjen e djeshme u mblodhën me mijëra fansa të reperit i cili prej vitesh i ka mbajtur ata të karrikuar me projekte dhe hite të reja.



Në skenën gjigande të ngritur në zemër të Tiranës u ngjitën emra të njohur të muzikës shqiptare, të cilët s’bënë gjë tjetër veçse i hodhën dhe pak piper performancave elektrizuese të Noizyt. Ky koncert nuk i ka shpëtuar nga vëmendja as kryeministrit Edi Rama, i cili me “një rrugë ka mbaruar dy punë”. E para, ka promovuar këtë koncert madhështor të bërë në kryeqytet dhe e dyta, ka “provokuar” me këngën që ka zgjedhur dhe etiketimin që ka bërë.


Në llogarinë e tij në “Instagram”, Rama ka ndarë pamje nga “Alpha Show 2” dhe në mundësi për të zgjedhur dhjetëra këngë nga repertori i gjerë i këngëtarit, kryeministri i ka bashkangjitur videos pikërisht hitin “Jena Mbretër”. Përpos kësaj, ai ka bërë “tag” edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, duke provokuar kështu hapur në këto ditë të nxehta dhe të zhurmshme, ku kudo po flitet për Inceneratorin e Tiranës.

© Video te marre nga Instagrami i kryeministrit 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?