Iraku në kolaps pas dorëheqjes së liderit Sadrist

Bota

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Irak pas dorëheqjes së liderit politik dhe fetar shiit, Muqtada al Sadr.

Mbështetësit e tij kanë dalë në rrugë dhe kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ata janë përleshur me forcat e sigurisë, ndërsa bilanci i regjistruar deri më tani është të paktën 27 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.

Revoltat nisën të hënën më 30 gusht, në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, dhe janë shtrirë edhe në zona të tjera të vendit ku përfshihen qytetet Nassiriya, Basra dhe Kirkuk.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas raportimeve nga transmetuesi pan-arab “Al Arabiya”, shumica e viktimave dyshohet se janë mbështetës të Al Sadr.

 

 

Ndërkohë, pas pushtimit të disa ndërtesave qeveritare në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, mbështetësit e liderit të Lëvizjes Sadrist, kanë filluar të përplasen si me forcat irakiane të sigurisë, ashtu edhe me rivalët politike, ndërkohë që kanë mësyrë edhe në pallatin Presidencial, duke u zhytur në pishinën që ndodhej aty.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?