Aktualitet

Tentuan të vidhnin një makinë në Golem, 2 në pranga (Video)

Këto janë pamjet e një tentative vjedhjeve të një automjeti në Golem të Kavajës. Në pamjet filmike të dërguara në polici, nga qytetarët, shfaqen tre persona, të cilët përpiqen të vjedhin automjetin tip Benz.



Ata ndaluan një tjetër makinë tip Benz, para makinës që do vidhnin, për të fshehur veprimet që po kryenin, por u filmuan nga banorët e zonës. Për disa sekonda ata tentuan të hapin derën nga ana e pasagjerit, por nuk ia dalin dhe më pas largohen.


Nga pamjet filmike u bë i mundur identifikimi i dy prej tyre, të cilët janë Emiljan dhe Ermir Merkaj, të dy banues në Kavajë. Si bashkëpunëtor i tyre, dyshohet edhe një minoren, i cili u procedua në gjendje të lirë.

Vjedhja e automjeteve vijon të jetë problem, pasi vetëm në 6 muajt e vitit 2023 janë denoncuar 31 raste. Vetëm 16 prej tyre janë zbuluar nga policia.

Një fenomen në rritje nga viti në vit është dhe fenomeni i vjedhjes së targave. Deri në Qershor ka pasur rreth 40 denoncime dhe zbulueshmëria nga ana e policisë është më e ulët.

Pak ditë më parë nga policia e Durrësit, u arrestua një 57-vjeçar nga Kosova, i cili kishte vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina, të cilët kishin ardhur me pushime në Shqipëri.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?