Nga Bislim Ahmetaj/ Një tregim i shkurtër për rrugëtimin tonë të gjatë drejt Europës.

Aktualitet Shkrime Te tjera

Kanë kaluar pothuaj 5 vite nga kjo ngjarje, por është po aq aktuale dhe thunxuese sa ato ditë kur ndodhi. Mora pjesë në një mbledhje në Kryeministri të thirrur nga Sekretari i Përgjitshëm miku im atëherë dhe sot Gjergj Lezhja. As që e kujtoj rendin e ditës së asaj mbledhje por ndoshta ishte nga ato mbledhjet rutinë ku nuk flet askush dhe miratohet ajo që është programuar që më parë, “lepuri” i kësaj kujtese flen tjetër ku. Kur u ktheva në ministri ishte ora 13.30 kohë kur kafja ishte pothuajse plotë gjithmonë. Disa tavolina i çuan duart për të më thirrur që të ulesha me ta, disa nga dëshira e sinqertë , disa të tjera prej servilizmit klasik i njohur ky në administratën publike qysh prej kur ajo ka lindur, veçmas në vendin tonë.

U ula në një tavolinë me disa individë që i kishin postet e larta dhe për pasojë edhe rrogat e tilla. Nuk është se ishin miqtë e mi të tavolinës edhe pse rrogën e kisha të ngjashme me shumicën prej tyre por ashtu mu dha ndoshta për të treguar sot pas pesë vitesh këtë histori. Për çfarë ishte mbledhja në Kryeministri? Pyeti njëri prej tyre. Për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave në BE? U përgjigja unë si me komandë, pasi në atë periudhë s’kishte tjetër temë nëpër tavolinat e politikës dhe në mbledhjet e administratës. Dhe???
Nga Brukseli kërkohet që të ketë arrestime në administratën e lartë për të vërtetuar seriozitetin e dhe angazhimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit. U përgjigja unë
Dhe???!!! Ndërhyri tjetri…
…Dhe ne si ministri na dhanë planin e kallëzimeve për arrestime, si ministri e bujqësisë na caktuan një zv/ ministër, dy drejtora të përgjithshëm , tre -katër drejtora rajonal dhe disa shefa sektorësh e specialistë.
Dikush qeshi siç bëra edhe unë, dikujt tjetër u thashë e ju tha pshtyma në fyt. Unë sigurisht kisha folë me zë relativisht të lartë dhe tavolinat ngjitur kishin dëgjuar
me veshë në krahë. U çoba shpejt nga tavolina jo qëllimisht po me duhej patjetër të mbaroja diçka në zyrë para se të mbaronte orari zyrtar.
Nuk kaluan as pesë minuta kur njëri prej atyre që ishte më tavolinë u shfaqë në derën e zyrës time. A mundem- tha. Po patjetër , hajde.
E vertetë ishte ajo që na the të kafja?
Unë thuajse e kisha harruar çka kisha folur, por zotnia me shqetësimin që përcillte në çehren e tij të limontë ma kujtoj si në një film 3D.
Kishte pak humor në ato që thashë por ë vërteta është brenda. Ne nuk na pranon kurrë europa pa hequr nga administrata dhe qeverisja qëndrore njerëzit që hyjnë në të më një qëllim të vetëm: të rruajnë çdo gjë që ju del para, pa asnjë mëshirë si të ishte e shkaut dhe jo e shqiptarëve. Atij ju errën sytë. Mua mu çelën edhe më shumë…mu kujtua kjo histori sot pas pesë vitesh kur Zonja Merkel i tha Edi Ramës: “Po nuk e arrestove Saimir Tahirin harroje Europën..”.

 

 Fotografia e Bislim Ahmetaj
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?