SPRINT NEWS ALBANIA

ShkrimeTe tjera

Nga Edison Ypi/ I djathti

I djathti, apo konservativi, që nuk ka vajtur të shohi një fshat internimi, nuk është i djathtë, është derr.
I djathti është individ i sofistikuar që dëgjon vetëm muzikë serioze. Kujt i duket këngë e bukur “Të shtriva te mullari” nuk është i djathtë, është injorant.
I djathti është modest, është altruist. I djathti e ka për turp të flasi për veten, e ka varrosje për së gjallli. Kush hiqet për i djathtë dhe flet me mburrje për veten, nuk është i djathtë, është pleh.
I djathti, për Fe’, Atdhe, Dashuri, jep jetën. Mashtruesat që Atdheut i falin vetëm llomotitjet, nuk janë të djathtë, janë copa muti.
I djathti nuk mund të jetë tifoz futbolli. Futbolli nuk është për të djathtin. Futbolli është për të zbavitur proletarët. Të djathtit që mburret me tifozllëkun, i raftë damllaja.
I djathti nuk përdor kurrë pseudonim. I djathti emrin e vet nuk e prek edhe mishin t’ja grish. I djathti që fshihet pas pseudonimeve dhe mbështillet me flamuj e shkaba, nuk ka lidhje me djathtizmin dhe konservatorizmin, është një spiun i ndyrë.
I djathti pëlqen ose nuk pëlqen, por nuk përgojon. I djathti që përgojon, është një budalla që vuan për pak protagonizëm, që e rren menia se përgojimi e ndihmon të bjerë në sy.
I djathti që rënkon e ofshan për padrejtësitë është një qesharak banal që fajin për paaftësinë e vetes kërkon t’ja hedhi të tjerëve.
Po ja preke sadopak Atdheun, Flamurin, i djathti ti fut thonjtë në fyt. Në të kundërt, nuk ke të bësh me të djathtë por me legen.
I djathti shkruan Shqip me ë dhe ç. Në mos, hiqi vizë. Nuk është i djathtë.
I djathti i vërtetë rrëfen shkurt e qartë me fjalë të zgjedhura e të kursyera. I djathti i rrejshëm i bie nga Kina për të thënë gjëra fare të thjeshta me të vetmin stil që njeh, atë të soc-propagandës.
I djathti nuk bën selfie. As nuk del në fotografi si kafshë e uritur me mishra, mëlçira, tava dheje përpara.
I djathti nuk kullot nëpër fast fuda sa herë e merr uria. I djathti ha në shtëpi ose vete në restorant.
I djathti për së mbari lexon libra sa më të vjetër. I djathtit për së prapi i ka mbetur mendja te revista Ylli.
I djathti që emrin e diktatorit “kurvi” e shkruan me “K” nuk është i djathtë, është kërrmë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?