SPRINT NEWS ALBANIA

Poezi

TË KAM GËNJYER-Poezi nga Ida Mengjesi

TË KAM GËNJYER

Në të kam thënë ndonjëherë
se di të lexoj të ardhmen,
të kam gënjyer…

Unë di të lexoj sy
jo duar…

Të kam gënjyer
sa herë nuk të kam thënë të dua
se dashuritë janë si botët
që Sizifi duhet t’i mbajë mbi shpinë
pa i rrëzuar
deri në fund…

Më tremb
vezullimi i tyre
si në përralla,
ku ecet symbyllur
dhe verbohesh nga drita.

Të lexosh sytë është e lehtë
vështirë është të ecësh
nëpër telin e tendosur
të dashurisë pa u lëkundur

ndërsa stinët ndërrojnë…

(nga vëllimi poetik “FLLAD” 2022)

Mund të jetë një imazh i 1 person

 

NATYRISHT
ti kujton se dashuria eshte ajo
puthja qe rri varur ne ‘The End’
pas nje ore e gjysem film,
apo ne 2-3 vargje poezie
si pikat e esences ne nje shishe parfumi
te shtrenjte, ruajtur me kujdes
per heres tjeter?
Kujton se kthehet si lejleket
cdo pranvere ne te njejten fole
dhe rri pa levizur?
Ne me te shumten e hereve
ajo eshte vec nje cast qe bie nga qielli
te perplaset ne gjoks
para se ngrihet serish ne fluturim
e te largohet nga syri papritur
duke lene gjurmen e saj te bardhe
ne kaltersi…
ose ca rrathe ne uje qe hapen e shuhen
ngadale,
ndersa ti mbyll syte per mos ta humbur
ndodh rralle te takosh ne jete dicka te bukur,
qe zgjat me teper se aq…
Ti thua një fjalë
dhe unë e marr në zemër
ti hesht dhe unë vazhdoj
fjalën e lënë përgjysmë,
pastaj kafshoj buzën
mos të të them “të dua”
nga frika se të mbushen sytë
me lotë.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?