SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetEkonomi

Euro 98 lekë? Eksperti i ekonomisë tregon “skenarin më të zi”: Ç’pritet të ndodhë në Shqipëri

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se rënia e euros do të vijojë më tej dhe do të zbresë nën 1 në vijim.

Nga studio e MCN TV, ai deklaroi se Tregu ka goditur eksportin dhe se nuk ka nevojë për të eksportuar për të futur euron, pasi euron e fusin ca të tjerë.

“Prurjet që do vijnë nga monedha do e çojnë poshtë 100 lekë, do të shkojë 99, 98 dhe kjo do sjellë pasojë shumë të madhe për bizneset eksportuese. Tregu i eksporteve është zëvendësuar nga trafiku i drogës. Duket se guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk ka vullnetin për të ndërhyrë, përtej asaj që e ngarkon ligji, çështja është kush mund të ndihmojë dhe si mund të ndihmojë. Njerëzit mundohen të shfrytëzojnë çdo resurs të vetin për tu përshtatur me një realitet të ri dhe kur nuk ia dalin kërkojnë ndihmë, kështu janë dhe bizneset po kërkojnë ndihmë. E shohin që nuk iu kap këmba në tokë dhe mund të mbyten. Fasonët kanë nevojë për grante”, tha Pano Soko.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?