Ish-themeluesi i PD, Rexhep Uka reagon për 6 marsin

Aktualitet Shkrime

Ish themeluesi i PD, Rexhep Uka ka reaguar përmes lidhur me debatet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, pas rezultatit që kjo parti mori në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Ndërsa i konsideron zgjedhjet një grackë shumë të helmët, Uka shkruan se testi i vërtetë për PD dhe kryedemokratin Basha do të jenë zgjedhjet parlamentare, post Berisha.

“Testi, po, zgjedhesit ia dhane noten, i shperfillën. Sulmet do jene te paskrupullta, per nje qellim dhe vetem nje:”te rrembejme PDn si korracë per mbrojtje dhe vazhdimin e biznesit fitimprures”. Vetem zgjedhjet parlamentare jane prova e vertete per LUL Bashën POSTBERISHA.

Nese, uroj jo, ne keto momente biem ne gracken e zgjedhjeve ne Parti, pasoja do jete:”PD perfundon nje organizate terroriste non grata!”- shkruan ndër të tjera Uka.

Reagimi i plotë:

I dashur Mik!
Ke kaluar beteja dhe episode shume me te veshtira se kjo e fundit. Po, e kam thene qe kur doli dekreti per keto zgjedhje:” eshte nje gracke shumë e helmët” ndaj paraprakisht e patem biseduar qe kurre keto zgjedhje nuk mund te jenē testi i vertete. Testi, po, zgjedhesit ia dhane noten, i shperfillën. Sulmet do jene te paskrupullta, per nje qellim dhe vetem nje:”te rrembejme PDn si korracë per mbrojtje dhe vazhdimin e biznesit fitimprures”. Vetem zgjedhjet parlamentare jane prova e vertete per LUL Bashën POSTBERISHA.

Nese, uroj jo, ne keto momente biem ne gracken e zgjedhjeve ne Parti, pasoja do jete:”PD perfundon nje organizate terroriste non grata!

Aseti me i madh shqiptar pas pavaresise PD, viktime e “liderit” dizastër komunist Sali Berisha.

Kurajo mik i dashur, sulmet e pseudoanalisteve nuk jane veçse perpelitje e e tyre nga paniku i humbjes se beneficeve qe merrnin nga mbajtja e PD veç si dordolec në politikë, nga Berisha. Cdo levizje jashte reformimit te te PD do te jete fatale per ecurine e demokracise ne Shqiperi!

The time is the best healer!
Te uroj shendet te plote dhe besim ne fitore!
Mik i yti
Rexhep Uka

Total 11 Votes
5

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?