Rama: “Çmimi i naftës do rritet sërish”

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku po mbajnë një konferencë të përbashkët ku po flasin për krizën energjetike.

Rama gjatë fjalës së tij tha se kjo krizë po përkeqësohet çdo ditë, teksa nuk la pa përmendur edhe çmimin e naftës që është rritur ditët e fundit.

Kreu i qeverisë tha se rritja e naftës nuk ka të bëjë me qeverinë, teksa përmendi se jemi në kohë lufte dhe se vendet që kanë dënuar agresionin rus po përballen me luftë, teksa paralajmëroi se duhet të përgatitemi për çdo skenar.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik si rezultat i daljes nga binarët e realitetit të kostove të vlerave të mallit të konsumit.  Sot dëshirojmë të flasim për energjinë që është edhe palca e shtyllës kurrizore të gjithë sistemit ekonomik, ndërkohë që kërcënimi dhe thellimi i krizës energjetike vjen duke u thelluar çdo ditë e më shumë.

Ju e kujtoni mirë që para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte por natyrisht pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme e rusisë në ato momente për të ndikuar mbi cmimet në energji dhe hidrokarbure ishte agresioni i armatosur.

Sot cmimi i Naftës është rritur dhe vazhdon të kërcejë me orë. Ndërkohë që sa për të bërë një vendosje nuk ka qenë e largët ora kur fuçia e naftës ishte 40 ndërkohë që sot 147 dhe jo më larg se dje një nga përfaqësuesit ka kërcënuar me një cmim në 300 për fuçi. Që është një gjë e pa ndodhur në historinë e tregtisë së naftës, e pandodhur as në krizat më të mëdha. Kjo si rezultat të diskuineve të brendshëm të shteteve të mëdha me Rusinë.

Për bojkotimin e naftës ruse dhe si rezultat i diskutimit në lidhje më gazin rusi që përbën 40% të furnizimit të Europë ndërkohë që vendet e mëdha ndeshen me kritika që po financojnë luftën duke blerë gazin. Bojkotimi i naftës dhe gazit do kishte pasoja vështirësish të parashikuar. Shqipëria nuk bën asnjë përjashtim është e prekur si vendet e  tjera. Dua të sqaroj edhe një herë që diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri që si cdo vend tjetër ndikohet nga tregu është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e cmimit ne kemi kontribute që në vendet e tjera paguhen veçmas. Shumatorja e tyre që konsumojnë naftë është njësoj, merrni dhe bëni përllogaritjen e taksave që paguajnë jashtë çmimit të naftës, taksa e qarkullimit apo karbonit me një ndryshim në favor të atyre që konsumojnë më pak, paguajnë më pak. Dua ta theksoj shumë qartë se çmimi i naftës nuk varet nga qeveria nuk është qeveria në tregun e  lirë që e ka zgjedhur ngre cmime apo ul cmimet, është tregu. Tregu është super i ndjeshëm ndaj krizave. Europa ka hyrë në luftë ushtarakisht është mes një agresioni, ndërsa në të gjithë aspektet e tjera sidomos ai ekonomik lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që dënojnë agresiorin” tha Rama ndër të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?