SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

PUKË/ Fyerje dhe përleshje fizike në mes drejtuesve të PS, shkarkohet nënprefekti i përfshirë në konflikt

Një sherr i madh ka ndodhur para pak ditëve brenda radhëve të PS Pukë, ku dy nga figurat kryesore të saj, Gjon Gjonaj nën/prekekti i Qarkut dhe Enver Sulejmani, drejtori i shërbimit spitalor vendor janë përfshirë në debate të ashpra që kanë agravuar me fjalor fyes ndaj njëri-tjetrit.

Është dashur ndërhyrja e efektivit të komisariatit të policisë Pukë, Ymer Rexha, i atygjendur jo rastësisht, për të shmangur konfrontimin fizik në mes dy funksionarëve, që ndër vite njiheshin për raportet e tyre të afërta.

Burime të sigurta, bëjnë me dije, se menjëherë pas këtij debati, nën/prefektit të qarkut Shkodër, Gjon Gjonaj, ish-kryebashkiak i Pukës, i është komunikuar shkarkimi, ndonëse ky i fundit përmes profilit të tij e ka konsideruar dorëheqje.

Debatet në mes eksponentëve të PS Pukë, vijnë si rezultat i procesit zgjedhor brenda strukturave të kësaj force politike, ku palët janë në një betejë për dominim klanesh dhe ruajtje të benifiteve të pushtetit.

Prej një viti, që pas humbjes së zgjedhjeve lokale më 14 maj 2023, Partia Socialiste Pukë, është përfshirë herë pas here në debate dhe zhvillime, të cilat kanë patur si motiv akuzat e ndërsjellta për “tradhëti” në mes drejtuesve dhe anëtarëve të kësaj force politike. / infopresalbania/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?