SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizeShkrimeTe tjera

Nga Armand Maho/ Gjyshe Mia dhe kërma Nexhmije

Duhet te ishte ora 10 e mbremjes kur lashe degjimin e emisionit ku ishte i ftuar Lali Erit per te shpjeguar mrekullite qe po i shohim perdite ne Tirane per te shfletuar ndonje lajm online. Ne fakt ka kohe qe interesi per cdo gje ne kete vend eshte zbehur, dhe dukesh sikur je i rrethuar nga ERTV, apo Lali TV-te te cilet me pas zbardhen ne shkronja nga portalet, hidhen ne facebook dhe kjo gje vazhdon ne pafundesi.

Ajo qe ma ndezi kureshtjen dhe me pas nervin ne morine e ERTV-ve apo Lali Tv-ve ( qe dje per habi skish mbjelle peme ne ndonje vend) ishte nje lajm ne dukje i parendesishem por me nje domethenie mjaft te madhe. Ne diten e rrezimit te bustit te diktatorit nje prej nuseve te nipit te tij ( i denuar per trafik kokaine ne rastin Xibraka) kishte nxjerre ne foto te vajzes te mitur se saj gjate nje vizite qe i kishin bere “ gjyshe mias” sepse keshtu na e thirrkan me perkedheli te vene e diktatorit Nexhmije Hoxhen, kete kerme komuniste po aq e shemtuar dhe kriminele sa i shoqi. Fotoja duket se ish bere kohe me pare pasi dhe femija dhe e veja diktatorit jane me menge te shkurtra dhe jo rastesisht eshte nxjerr ne 20 shkurt ne diten e rrezimit te bustit. Nje veprim paksa diabolik i cili ska kursyer as femijen. Me kete rast kolegia Dalina Buzi kish ngritur shqetesimin, ne lidhje me pelqimet qe kishte marre foto. Duhet theksuar se e reja, pra nusja e nipit te Enverit eshte nje si bicim kengetare qe ka deshtuar me sukses ne kete zhaner dhe e ka fort per zemer publikimin e fotove te diktatorit apo bemave te tij gje qe ndoshta dhe nga naiviteti e ka kthyer ne zedhenese te krimeve te tij.

Me personazhe te tilla sja vlen te merresh por ajo qe thote Dalina eshte vertet shqetesuese. Ata qe kishin shfaqur pelqime per kermen Mia ( Nexhmie Hoxhen) eshte ne shumice nje brez qe se ka jetuar ate kohe, dhe nuk e dine se ckane hequr shqiptaret ne 45 vjet te drejtuara nga keta mostra. Te rinj te mbrujtur me lloj lloj brockullash per begatite e asaj kohe, sic eshte dhe personazhi ne fjale e cila pranon se rrefenjat mbi “ epoken e arte” te diktatures i ka nga gjysherit e saj.

E megjithate qellimi i ketij shkrimi nuk eshte mbrojtja e koleges Buzi se nuk e ve ne dyshim se ajo eshte e zonja e vetes dhe di si tja jape pergjigjen. Qellimi i ketij shkrimi eshte ti jepet nje mesazh zedheneses se familjes se diktatorit por dhe tjerave apo te tjereve si ajo. Ti thuhet se buzet qe sot Mia e dhembshur puth stermbesen kane peshtyre mbi trupat e foshnjave ne kampet e perqendimit te Tepelenes, Lushnjes Maliqit. Qe dora me te cilen ajo shkruan “ kujtimet e gjyshit te madh” se ka pasur per gje te internonte, denigronte, conte mbas hekurave te gjitha ato nena dhe bashkeshorte te cilat nuk ishin dakort me vijen kriminale te saj dhe “ gjyshit te madh”. Zedhenesja nuk e di se sa nena kane qene te detyruar te varrosnin vete foshnjat e tyre te cilat vdisnin ne keto kampe nga mungesa e mjekeve dhe ilaceve. Sa e sa te tjere jane rritur jetim dhe ne mjerim sepse marrezia e qe inspiroi Gjyshi i madh dhe vuri ne zbatim makineria kriminale e tij u vrau dhe u burgosi prinderit. Ndoshta po ti dije keto ajo vogelushe neser do i vije turp per ate foto qe sot e ema ja ka bere pa pelqimin e saj!

Kesaj kengetares duhet ti thote dikush qe ka te beje me nje popull qe harron shpejt, sepse po te kishim memorie gjyshe Mia dhe Gjyshi i madh do kishin pasur fatin e Çausheskeve ne Rumani dhe jo te vdisnin ne shtratin e tyre si agallare. Sepse demshpeblimi nuk eshte vetem material por dhe moral. Gjyshe Mia qe ka harruar te vdese dhe gjyshi i Madh kane merituar fatin e diktatoreve por fatkeqesia e ketij vendi eshte se ska pasur kush tja jape.

Fotografia e Armand Maho

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?