Microsoft në krizë globale: Outlook dhe Teams jashtë funksionit
Ndërprerja globale e shërbimeve të Microsoft ka prekur biznese, institucione dhe përdorues në vende të ndryshme të botës, përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë dhe Singaporin. Kompania pranon se përpjekjet për rikthimin e shërbimeve nuk po ecin sipas pritshmërive, ndërsa Outlook dhe Teams vijojnë të shkaktojnë probleme.
Edhe në Japoni janë prekur disa sisteme të përbashkëta të teknologjisë së informacionit të qeverisë. Autoritetet bëjnë me dije se kanë aktivizuar mënyra alternative komunikimi, përfshirë telefonatat, mesazhet dhe platformat e tjera të komunikimit.
Microsoft bëri të ditur se një ngarkesë e lartë në infrastrukturën e saj ka shkaktuar probleme në serverë, duke rënduar funksionimin e sistemeve të mbetura. Kompania raportoi rikuperim të pjesshëm në disa rajone, por pranoi se ndërhyrjet ende nuk po sigurojnë rikthim të qëndrueshëm të shërbimeve.
