Aktualitet

Veliaj-gazetarëve: Unë në dallim nga ju jam i ndershëm. Pronarët tuaj janë milionerë. Janë ndërtues kullash. Video

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u përplas në më shumë se një here me gazetarët dhe kryesisht me Ornela Liperin mbrëmjen e së enjtes në studion e “Opinion”. Debati u ndez teksa diskutohej për lejet që ka thënë bashkia për ndërtimin e kullave në Tiranë. Veliaj specifikoi se është nevoje e tregut, sidomos për hoteleri dhe zyra, ndërsa shtoi se ato miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
Shqetësimi i gazetarëve, Blendi Fevziu, Robert Rakipllari dhe Ornela Liperi ishte se pse lejet jepen në mes të Tiranës, apo në zona të mbrojtura, por nuk jepen në periferi, si për shembull “Bulevardi i Ri”.
Por Erion Veliaj, përpos argumenteve që solli për lejet e ndertimit, iu drejtua gazetarëve me fjalët:
“Është e pandershme kjo që bëni, pasi i keni pronarët ndërtues”. Në më shumë se një here, Fevziu i terhoqi vemendjen tu pergjigjet pyetjeve dhe të mos intimodojë gazetarët duke u përmendur pronarët.

Më poshtë një pjesë e debatit të nxehtë me fjalë: Hipokrit, zhurmues, gjitholog, etj

Veliaj-gazetarëve: Unë në dallim nga ju jam i ndershëm. Pronarët tuaj janë milioner. Jane ndertues kullash.

Liperi: C’lidhje kam unë me pronarin? Fol me argumente

Veliaj: Një gazetar i mirë kur jepte lajmet tek Rasha Today e la në mes punën duke deklaruar se “une nuk mund të them të tjera gjëra, nga çfare ben pronari.

Fevziu: Është një lloj presioni që po u bëni gazertarëve.

Veliaj me gazetarin e Klan, Fatos Hakorja:

Do me lini te flas. Sinqerisht sdo vij me. S’me lini te flas jam i ftuar ne shtepine tuaj

Veliaj: Kjo është hipokrizi.

Fevziu: Po ca do me thene tani mos u merr me pronarët se kështu i bie të mos ketë më gazetari. Përgjigju pyetjes.

Veliaj-Liperit: Qetësohu moj vajzë. Unë me pronarët e kullave jam gjyqeve. Unë i kam taksuar 10-fish

Liperi: Po gënjeni sy me sy unë i kam zyrat në ndërtese dykatëshe

Veliaj: I keni zyrat në kullë, si mund të jeni kaq hipokrite.

Liperi: Po mashtroni!

Veliaj: Tiranasit janë mendjehapur, te ardhurit tregohen racistë.

Veliaj: Ca tu themi investitorëve të huaj, kur s’kemi ndërtime të reja. 43 mijë biznese rrinë sot ne apartamente.

Veliaj me Rakipllarin

Rakipllari: Sjam kundër industrisë së ndërtimit, por ndryshe thoni në fushatë me peme me lulishte. Keni thënë në mandatin e parë s’jap leje.
Veliaj: Ke licence për gënjeshter. Kam thënë për 3 vite nuk japin leje, por tani Tirana është më e kërkuar.

Veliaj- Liperit: Mos bëj zhurmuesen. Po tregohesh e pasjellshme. Në industrinë e kullave punoni të gjithë ju. Pronarët tuaj ndërtues janë. Ky është një hap tjetër hipokrizie. Sepse nëse pronari jot vjen për leje për fshat turistik dhe vete je në një kullë, ketu del e thua sduam kulla.

Liperi: Jam e pavarur. Ju po shpifni. Sjam në një kullë

Fevziu: Eremi do ti bëni qytetarët që janë kundër kullave?

Veliaj: Nuk pranoj leksione nga njerëz që thonë se nuk dua kullë, kur vete jetojne ne kullë.

Fevziu: Kjo s;është normale. S’mund të mbajë përgjegjësi gazetari për pronarin

Liperi: Po më bëni presion

Veliaj: Nuk jam terepisti yt, jam kryetari i bashkisë

Liperi: Mos më thuaj se hotelet plot dhe ka nevojë për ndërtime?

Veliaj: E urren këtë qytet

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?