“Vdekja e kalit” mes 20 filmave europianë

Kulture

“Vdekja e kalit”, një nga filmat më të rëndësishëm shqiptarë për ndërrimin e sistemeve, është përzgjedhur mes 20 filmave europianë për t’u shfaqur falas në kanalin arte.tv. Ky është një program publik europian për promovimin e kulturës.

Filmi me regji të Saimir Kumbaros do të shfaqet i përkthyer në 6 gjuhë të huaja, dhe ministrja Margariti e cila jep dhe lajmin, thotë se kjo është “Një ngjarje për kinemanë tonë dhe një nxitje për të ecur më tej në procesin e restaurimit dhe promovimit të filmit shqiptar.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?