Sport

Ronaldo? Trajneri i Portugalisë nuk e grumbullon në Kombëtare

Fernando Santos, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit nëntor, miqësoret ndaj Arabisë Saudite në datë 10 dhe atë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në datën 14.

Në listën e 24 emrave të thirrur nga trajneri  përfaqësueses luzitane bie në sy mungesa e yllit të skuadrës Cristiano Ronaldo, i cili është lënë jashtë këtyre dy takimeve nga Fernando Santos.

Bëhet fjalë vetëm për 2 ndeshje miqësore dhe Cristianos i është dhënë mundësia të përgatitet në mënyrën më të mirë për sfidat e ardhshme me Realin e Madridit dhe më konkretisht për derbin ndaj Atleticos që do të zhvillohet në 18 nëntor.

Lista e plotë

Portierë: Anthony Lopes (Lyon), Beto (Goztepe), José Sá (FC Porto).

Mbrojtës: Antunes (Getafe), Edgar Ié (Lille), Kevin Rodrigues (Real Sociedad), João Cancelo (Inter), Luís Neto (Fenerbahçe), Nélson Semedo (Barcelona), Pepe (Besiktas), Ricardo Ferreira (SC Braga), Ricardo Pereira (FC Porto).

Mesfushorë: Bernardo Silva (Manchester City), Bruno Fernandes (Sporting), Danilo Pereira (FC Porto), João Mário (Inter), Manuel Fernandes (Lokomotiv), Rúben Neves (Wolverhampton).

Sulmues: André Silva (Milan), Bruma (RB Leipzig), Éder (Lokomotiv), Gelson Martins (Sporting), Gonçalo Guedes (Valência),  Rony Lopes (Mónaco).

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?