AktualitetPolitike

Ish-eurodeputeti, në krah të Berishës/ Mesazhi për drejtësinë

KAON

Ish-eurodeputeti Elmar Brook i është bashkuar ish-kryeministrit Sali Berishës në tubimin para banesës së tij.

Ish-eurodeputeti ka theksuar se gjykata duhet të veprojë dhe të vërtetojë se kush është fajtor.

Brook tha se ka shpresa tek pavarësia e gjyqësorit dhe se udhëheqësit e opozitës duhet të lihen të lirë të bëjnë punën për vendin e tyre.

Nëse ka shkelje të ligjit, gjykata të ndërmarrë veprimet.

“Një sjellje e tillë ndaj opozitës të mos pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Nëse dikush është fajtor le të jetë gjykata e pavarur që duhet ta vërtetojë këtë.

Shpresoj për pavarësinë e gjyqësorit dhe udhëheqësit e opozitës të bëjnë të lirë punën për vendin e tyre.

Nëse ka shkelje nga një anëtar i opozitës apo qeverisë gjykata e pavarur të ndërrmarë veprimet.

Ne kemi nevojë për Shqipërinë në BE”, tha ish-eurodeputeti Elmar Brok.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?