Beteja për pushtet dhe beteja për demokraci!

Analize Shkrime

ALBAN DACI

Për një politikan ka dy beteja të rëndësishme:
-Për pushtet
-Për demokraci
Ne vendet me demokraci të qëndrueshme dhe të afirmuar, të dyja bëhen sëbashku, sepse politika është në shërbim të demokracisë dhe po ashtu demokracia është garancia për një politikë korrekte.
Në vendet me orientim autoritar, politika e përdor demokracinë si justifik për të marrë pushtetin, por duke e goditur këtë të fundit në shumë dimensione.
Shumë herë ka ndodhur se me justifikimin për t’u rikthyer apo për të vendosur demokracinë, politika prezantohet si mundësia e vetme për ta mundësuar atë, por në fakt rezultatet historike na kanë dhënë mësime se jo çdo politikë është me qëllime të sinqerta si kundrejt konceptit të demokracisë ashtu edhe kundrejt përfaqësimit të sinqert të qytetarëve në betejat për të drejtat e tyre.
Degjova mbrëmë Berishën e parimisht jam dakord me të, sepse e tek e fundit ai ka një betejë personale për pushtet në here të parë e pastaj për dinjtet njerezore, sepse sipas tij i eshte cenuar me pa të drejtë .
Duke marr parimin e pafajësisë, një e drejtë për çdo qytetar të një vendi demokratik për sa kohë nuk ka një dënim të formës se prerë, besoj ne faktin se Berishes i është cenuar dinjiteti i tij personal. Por, ajo që duhet të na interesoj neve si qytetarë, sepse Berisha eshte lider është : dinjiteti njerëzorë i Berishës a është kauzë edhe e demokratëve dhe e shqiptarëve? Berishën, Amerikanet e kanë akuzuar për korrupsion madhor dhe e kanë shpallur Non Grata. Kjo sigurisht është e drejta e tyre si vend sovran që bazohet ne interesat e tyre si Shtet dhe si Komb! Atëherë, në një situatë të tillë ka dy dilema:
– A i kanë borxhe shqiptarët që të marrin mbi supe akuzat ndaj tij duke pranuar të sakrifikojnë për të ?
– A janë interesat e SHBA-ve edhe interesa të shqiptarëve në Shqiperi, Ballkan e më gjerë? Korrupsioni është përgjegjësi personale dhe jo kombëtare! Ka politikan ose politikë të korruptuar, por në histori nuk kam dëgjuar kurrë të ketë popull të korruptuar! Qeveria e Ramës problemin më të madh e ka me korrupsionin dhe kështu çdo lider që duhet të mund këtë qeveri duhet të jetë vetë personalisht i pastër, kulluar dhe një model i antikorrupsioni, ndryshe eshte i pa besuar në betejën e tij kundër korrupsionin e kundër kësaj qeverie!
Berisha kërkon të marr PD dhe të mund Ramën me slloganin e “duarve të pastra” duke pasur një njollë “Non grata” për korrupsion pikerish nga SHBA-të që janë edhe partneri e garanci e vetme në luftën ndaj kurrupsionit në Shqipëri.
Mendoj se kur flasim për Berishën, duhet të jemi racional dhe pa emocione duke vendosur të parin interesin e demokratëve për të qeverisur dhe të Shqipërisë për të qenë një vend i denjë për demokraci.
Mbrëmë, në fakt do të doja të degjoja një Berishe që del jashtë dimensionit të tij historik si politikan, por sipas meje nuk më rezultoj ashtu. Mbreme pashë një Berishë që gjithë këtë betejë e bën në planin personal dhe rikthimin e tij e konsideron si triumf po personal përballë të gjithë atyre që ndoshta kanë qenë e janë skeptik.
A është Berisha një lider i fortë dhe me dimension të lartë për kulture shteterore dhe politike? Për këtë nuk ka asnjë dyshim! A është sot koha në favor të shqiptarëve modeli i lidershipit që ai përfaqëson? Për këtë kam dilemat e mia e ashtu si unë me siguri i kanë edhe shumë shqiptarë!
Betejat personale mund të jenë të suksesshme në planin personal, por nuk mund të jenë kurrsesi të suksesshme në politikë, sepse janë emocionale, jo racionale e jo parimore! Kur beteja politike kthehet në betejë personale ajo vë në dyshim misionin e saj me publiken e po ashtu ngarkohet me emocione duke u bërë e ashpër dhe konfliktuale!
Berisha foli mbrëmë për ADN e shqiptarëve si një argument për të justifikuar pozicionin e tij kundrejt amerikanëve, por në fakt nuk është kështu! Qëndrimet apo betejat personale të tijat nuk kanë lidhje as me ADN e shqiptarëve e as me orientimin e tyre pro perëndimore! Po të ishte ashtu, atëherë, ne shqiptarët paskemi qenë pro Rusisë per shkak të ADN në Luftën e Ftohtë e kundër SHBA, per pasojë paskemi që në fillim të viteve ’90 duke e kërkuar Shqipërinë si Europa dhe si Amerika paskeni pësuar mutacion gjenetik!
Politika flet në emër te popullit pa e pyetur atë dhe ky i fundit për shkak të rrethanave historike i nënshtrohet pa kushte ashtu siç u nënshtruan shqiptarët gjatë Regjimit!
Berisha mbrëmë foli për mundësinë e të rinjve që do ju jap më nismën e t’i për ta ribërë PD! As kjo nuk më bind! E dini pse? Sepse, nuk ka të ri shqiptar sot në Shqipëri që të jetë antiamerikanë dhe të bëhet pjesë e nismave politike që janë në kundërshtim me qëndrimet amerikane! Kështu mbrëmë pashë me shumë një Berishë që bën betejë personale për pushtet e dinjitet se sa për për kauza demokratike!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?