SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Lëvizja Bashkë paralajmëron protestë para Bashkisë Tiranë: Veliaj e ka vendin në burg

Pas protestës së opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një tjetër tubim do të mbahet para Bashkisë Tiranë për korrupsionin e dosjes ‘5D’ dhe inceneratorin e Tiranës.

Lëvizja Bashkë përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se ditën e enjte në orën 18:30.

Në postimin e Lëvizjes Bashkë, shkruhet se çdo ditë që Erion Veliaj qëndron në krye të Bashkisë së Tiranës është inkurajim i korrupsionit në çdo institucion publik dhe se kryebashkiaku i Tiranës e ka vendin në burg.

Postimi i Lëvizjes Bashkë:

ERION VELIAJ SHKO TE SHOKËT!

Erion Veliaj është i zhytur deri në grykë në korrupsion. Bashkë me drejtorët e tij, ai e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një organizatë me tipare të theksuara kriminale, ku çdo ditë planifikohet zhvatja e qytetarëve.

Erion Veliaj është personalisht përgjegjës për vjedhjen e miliona eurove prej inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Erion Veliaj është përgjegjës për miliona eurot që drejtorët e tij vidhnin përmes kompanisë 5D.

Erion Veliaj është përgjegjës për qindra leje ndërtimi që jepen çdo vit në Tiranë, përmes të cilave pastrohen paratë e krimit të organizuar dhe zhduken hapësirat publike.

Erion Veliaj është përgjegjës për përdorimin e parave të korrupsionit dhe lejet e ndërtimit në blerjen e shumicës dërrmuese të televizioneve, duke i kthyer këto të fundit në altoparlantë propagandistikë.

Erion Veliaj është përgjegjës i drejtëpërdrejt për shembjen e Teatrit Kombëtar vetëm me firmën e tij.

Erion Veliaj është përgjegjës për dëbimin e mijëra familjeve nga shtëpitë e tyre në emër të procesit fund e krye korruptiv të rindërtimit pas tërmetit të 2019.

Erion Veliaj është përgjegjës për vrasjen e punëtorit adoleshent Ardit Gjoklaj në gusht të 2016 në landfillin e Sharrës.

Tirana e shpërfytyruar nga egërsia korruptive e Erion Veliajt po kthehet në një qytet gjithnjë e më pak të jetueshëm, pa parqe e gjelbërim, pa hapësira publike e shkolla të mjaftueshme për fëmijët, me trafik të rënduar e shërbime publike të degraduara, me krizë strehimi dhe rreth 3000 qytetarë që vdesin prej sëmundjeve të shkaktuara prej ndotjes së ajrit.

Çdo ditë që Erion Veliaj qëndron në krye të Bashkisë së Tiranës është inkurajim i korrupsionit në çdo institucion publik.

Erion Veliaj e ka vendin te shokët e tij: NË BURG.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët në protestë përpara Bashkisë së Tiranës!

Të enjten në orën 18:30.

BASHKË kundër korrupsionit!

Tirana dhe Shqipëria meritojnë të qeverisen me ndershmëri!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?