SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rama përplaset me gazetarët tek çadra e Veliaj-t

Kryeministri Rama në daljen e tij të sotme me gazetarët, nuk ka kyrsuer as ”grricjet” me ta dhe as sulmet që duhet të lexojnë më shumë. Gjatë gjithë kohës tonet nuk qenë të qeta. Fillimisht për të marrë kohë për përgjigjet ai iu thotë gazetarëve që të mbajnë rradhën kur flasin, dhe më pas iu thotë që të lexojnë më shumë kur vijnë në takime.

Në fakt edhe pyetjet e tyre nuk kanë qënë më poshtë se kritikat e Ramës ku nuk kanë munguar as pyetjet ‘’a po talleni ju me opozitën?’’.

Rama u ankua që prej ditës parë që ka ardhur në pushtet pyetja kryesore e të gjithë gazetarëve është kur do të prishte koalicioni me LSI-në.

PYETJE PËRGJIGJET ME GAZETARËT:

Gazetari 1: Kryeministër çfarë mendoni për kërkesat e opozitës?

Gazetari 2: Çdo të ndodhë të hënë në Kuvend?

Edi Rama: Po mirë mua po njëri tjetrin pse nuk e dëgjoni?

Gazetari: Të hënën do votohet pa opozitën?

Edi Rama: Tani kush ishte pyetja e parë. Do flisni me rradhë? Atëherë flasim me rradhë, unë jam këtu për tiu përgjigjur të gjithhëve po jo për të mbajtur rradhën. Është moment që PD mos të përfitojë dhe keqpërdorojë faktin që ka 50 % mundësi në ligjin për Vettingun. Opozita ka detyrë të zbatojë Kushtetutën. Në çadër mund të qëndrojë sa të shohë të arsyeshme për çështje të tjera po jo për Vettingun. Askush nuk mund ta ndalë dot Vettingun.

Gazetari: Kjo mbetet për tu parë?

Edi Rama: Po kjo mbetet për tu parë, unë nuk jam këtu për të folur për nesër.

Gazetari: Do vijojë procedura dhe pa praninë e opozitës?

Edi Rama: Unë nuk thashë këtë, nuk e kam zbuluar unë po është një zbulim i vjetër i politikës, Reformës në Drejtësi i ka ardhur koha dhe do bëhet.

Gazetari përsërit pyetjen: Do vijojë procedura edhe pa praninë e opozitës?

Edi Rama: Unë thjesht shpreha pikëpamjen time. Bëni mirë që të lexoni më mirë dokumentet. Fakti që kaq shumë shqiptarë aplikuan tregon vullnetin për Reformën në Drejtësi. Nuk jam këtu tiu shpjegoj gjëra që nuk i keni lexuar.

Gazetari: Opozita do kërkoj qeveri teknike në tavolinë, a është  dështuar dialogu?

Edi Rama: Ne do diskutojmë çdo gjë, qeveria ka të drejtë të kërkojë qeveri teknike, hidraulike, inxhinierike. Ne kemi detyrën ti dëgjojmë po jo ti plotësojmë

Gazetari: A keni caktuar ju një grup pune për të diskutuar me opozitën?

Edi Rama: Nuk ka nevojë për një grup pune, ne ulemi vetë dhe e dialogojmë. Po nuk është kompetencë e jona që të ndajmë kush është në qeveri dhe kush është në opozitë.

Gazetari: A do hyjë opozita në zgjedhje?

Edi Rama: A do hyjë apo jo opozita në zgjedhje nuk është vendimi im. Është vendim i tyre.

Gazetari: Është mbyllur marrëveshja brenda koalicionit për qëndrimin ndaj opozitës?

Edi Rama: Pyetja e parë që më është bërë që prej marrjes së postit të kreut të qeverisë  është kur do ndaheni me LSI, është një e drejtë më e madhe se juaja e imja është e drejta e shqiptarëve që kanë zgjedhur të qeverisen nga ky koalicion. Nuk kam pse ju tregoj gjithçka që kam diskutuar me ndërkombëtarët.

Gazetari: Nuk po na thoni asgjë.

Edi Rama: E keni gabim ne plotësojmë çdo kërkesë të opozitës . Po nuk e dimë kush është kërkesa kryesore është votimi elektronik apo qeveria teknike.

Gazetari: Nuk është për tu tallur me opozitën.

Edi Rama: Jo po talleni ju nuk po tallem unë, mungesa e edukatës nuk është argument. Opozita nqs do të ulet në tryezë do flasi për çdo gjë. Po do flasim edhe ne . Çfarë është e mundshme është e mundshme, çfarë nuk është e mundshme nuk është e mundshme. (E.K/SHUPLAKA)

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?